Ish-kapiteni, mesazh Kombëtares: “Kemi kualitetin e duhur, t’i mundim bjellorusët”
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 16 November 2020
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, është i bindur se kuqezinjtë do t’ia arrijnë të triumfojnë ndaj Bjellorusisë të mërkurën për t’u renditur kështu të parët në Grupin 4 të Ligës C në UEFA Nations League.
Në një mesazh të posaçëm për “FSHF”, ish-futbollisti legjendar i kuqezinjve vlerëson paraqitjen e përfaqësueses ndaj Kazakistanit dhe thekson se fitorja ishte e merituar.
“Ndeshja me Kazakistanin për mendimin tim ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë për vetë faktin që edhe skuadra kishte një farë presioni për ta fituar këtë sfidë, por dhe ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë, që është dueli më i rëndësishëm i këtij grupi, për të zënë vendin e parë në renditje”, tha ai.
“Kështu që ishte ndeshje shumë e fortë, me shumë duele, mendoj që djemtë u paraqitën mjaft mirë sidomos në pjesën e parë, ku shënuan edhe dy gola. Pjesa e dytë natyrisht ishte po ashtu e vështirë, me shumë dyluftime, e kontrolluam sërish lojën dhe mendoj se ishte një fitore e merituar”, shtoi Lala, duke u ndalur më tej te finalja e grupit me Bjellorusinë që luhet të mërkurën në Tiranë.
Ish-kapiteni ka edhe një këshillë për kuqezinjtë, teksa beson te kualitetet e skuadrës së drejtuar nga trajneri Reja.
“Sigurisht ndeshja me Bjellorusinë është vendimtare. Edhe bjellorusët luajnë pak a shumë ngjashëm me ne si Kazakistani ndaj shpresoj që djemtë të jenë të frymëzuar, aq më tepër dhe shumë të motivuar për të zënë vendin e parë në grup dhe uroj që ndeshjen ta fitojmë.
Mesazhi im është që secili nga ata djem që do të jetë në fushë dhe jashtë fushe të japë gjithçka për ta fituar këtë sfidë të fundit. Duhet të futemi me seriozitet në këtë sfidë dhe mendoj që nëse çdo lojtar jep maksimumin e vet, unë jam i bindur që ne kemi kualitetet e duhura për ta fituar edhe këtë ndeshje. Suksese dhe me një fitore!”, shprehet Altin Lala për FSHF.
Të tjera
-
Abdixhiku tregon se çka u fol në takimin me kryetarët e degëve të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që e pati sot me kry...
-
Konfiskohet arma*tim në veri, Policia e Kosovës bashkë me ministrin Sveçla thërrasin konferencë për media
Policia e Kosovës njoftoi sonte se do të mbahet një konferencë për media në o...
-
Reshjet e mëdha të shiut e çajnë asfaltin në Rrugën B në Prishtinë
Reshjet e shiut këtë pasdite kanë bërë që të ketë edhe vërshime në kryeqytet....
-
Rrugët e kryeqytetit vërshohen nga reshjet e shiut
Reshjet e shiut të cilat filluan pasditen e së martes shkaktuan kolona e bën ...
-
Ekipit serb teatral i ndalohet hyrja në Kosovë
Ekipit serb të shfaqjes ”Libri i Milutinit”, i është ndaluar hyrja në territo...
-
Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luft*imin e migrimit të paligjshëm
Në prag të Samitit të Berlinit, sot u mbajt në Tiranë konferenca ndërministro...
-
Hovenier: Platforma “Made in Kosova” do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ishte për të kënaq...
-
Gërvalla e Peci vizitojnë Leposaviqin: Në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, bas...
-
Si dhe kush i sul*moi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike q...
-
Çfarë po ndodh me premtimet që Përparim Rama vetëm po i shtynë e nuk po i realizon?
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpara Rama në vitin 2022 kishte nënshkrua...
-
Befason Bekë Berisha, për herë të parë tregon si e mori vendimin për të kontribuar në lüftë
Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për herë të parë k...
-
Bislimi takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë tri ditë para takimit të Komitetit të Ministrave në KiE
Zëvëndëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...