Lajme

Ish-gjyqtari i EULEX-it i shkruan Konjufcës, Kurtit e Osmanit, dëshiron të dëshmojë se si BE shtrembëroi drejtësinë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 27 May 2021

Ish-gjyqtari i EULEX’it, Malcolm Simmons, ju është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.

Simmmons përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter kërkoi që të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës, shkruan Express.

Kjo sepse sipas tij, BE’ja shtrembërojë drejtësinë në Kosovë dhe Simmons është personi që mund ta vërtetojë këtë.

E sipas tij, vendimi për t’i dëgjuar këto ‘prova’ në Kuvend është një test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe për vetë Kuvendin.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Simmons:

Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si BE e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishme për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë.

Të tjera