Sport

Ish-futbollisti i Barcelonës zgjedh Ronaldon para Messit

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 19 January 2021

Ish-futbollisti i Barcelonës, Arthur Melo, ka thënë se mes argjentinasit, Lionel Messi dhe portugezit, Cristiano Ronaldo, do të zgjidhte këtë të fundit, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori brazilian ka pasur fatin të luaj me të dy, por Ronaldo sipas tij është më i mirë.

“Leo nuk flet shumë, por ai e bën të njohur praninë e tij në fushë me talentin dhe dëshirën e tij për të qenë protagonist. Cris, nga ana tjetër, flet shumë me të gjithë dhe është një prani e madhe në dhomën e zhveshjes. Ai gjithashtu është padyshim shumë i etur për të pasur topin dhe për të shënuar gola. Nuk është një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur, sepse ata janë dy lojtarë fantastikë, por midis të dyve do të zgjidhja Cristiano”, ka deklaruar Melo për ‘Desimpedidos do Brasil’.

-Advertisement-

Kujtojmë që 24 vjeçari iu bashkua Ronaldos tek ‘Zonja e Vjetër’ gjatë verës së kaluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera