Lajme

Ish-diplomati serb: Serbia është tepër e varur nga Rusia

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 11 November 2022

Sot Serbia është më e varur nga Rusia se sa ç’ishte Jugosllavia nga Bashkimi Sovjetik deri më 1948, ka thënë diplomati dhe profesori universitar serb, Sreçko Gjukiç, në një intervistë për “Demostat”.

Esencën e kësaj varësie, Gjukiç e vlerësoi “ideologjike, politike dhe personale”, por se vazhdoi të thotë se “kjo nuk është çështje aleance por çështje e të qënit peng i politikës ruse”.

“Asnjë lëvizje në frontin e brendshëm dhe të jashtëm të Serbisë s’është zgjedhje sovrane, por shihet vetëm përmes prizmit të Moskës”, elaboroi Gjukiç.

-Advertisement-

“Serbia, veçanërisht këto dhjetë vitet e fundit, tërë kartat e energjisë së saj i ka lënë në duart e Moskës, dhe tani jemi vendi më i varur nga gazi rus. Ata mund të na i mbyllin kapakët çdo minutë, që na kanë treguar dhe që vazhdojnë të na tregojnë që nga 2004’a, ngase çdo katër vjet ata ia mbyllin dikujt në Evropë, dhe tregojnë se s’janë të huaj ndaj një veprim të tillë”.

Katastrofa serbe, sipas ish-diplomatit, ishte shitja e kompanisë “NIS” (Nafta Industrija Srbije) si dhe rezervat e brendshme të gazit dhe naftët te Rusia. Kjo gjë sipas tij u bë vetëm e vetëm për të marrë mbështetjen e Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht veton ruse ndaj Kosovës.

Duke folur për Ivica Daçiçin si shef të diplomacisë serbe, Gjukiç shpjegoi se kjo do të thotë që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po rrit aftësitë e tij manovruese në politikën e jashtme “sepse të dy njihen si një tandem që di të bëjë sllallome”.

Në fund të ditës, ai tha se “mbase është drejtësi historike” që është kjo duo Vuçiç-Daçiç që do të zgjidhin çështjen me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera