Ambasada Amerikane: S’përpunojmë më aplikime për vizë nga këta individë, duhet të caktoni takim të ri përmes sistemit online
Autori: Gazeta inFokus
16:19 | 07 Prill 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për një ndryshim të rëndësishëm në procesin e aplikimit për viza, që do të hyjë në fuqi nga 7 prilli 2025, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit, Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do të përpunojë më aplikimet për vizë në rastet kur numri i formularit DS-160, i cili përdoret për caktimin e takimit për vizë, është i ndryshëm nga ai i aplikimit aktual online.
“Këta aplikantë do të duhet të largohen nga Ambasada dhe të caktojnë një takim të ri përmes sistemit tonë online, duke përdorur numrin që i korrespondon aplikimit të tyre aktual online për vizë,” thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës.
Ambasada ka sqaruar gjithashtu se numri i formularit DS-160 mund të ndryshohet vetëm një herë, dhe se formulari duhet të jetë i plotësuar, i nënshkruar elektronikisht dhe i dorëzuar të paktën 48 orë para intervistës së planifikuar.
“Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni,” përfundon njoftimi.
Ky ndryshim synon të përmirësojë efikasitetin dhe saktësinë në procesin e përpunimit të vizave, dhe u kërkon aplikantëve kujdes të shtuar gjatë plotësimit të dokumentacionit online.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































