Lajme

Haradinaj takon ambasadorin e Turqisë, diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 07 Prill 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ku u diskutuan zhvillimet aktuale në vend si dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Haradinajt, në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

“Pata kënaqësinë të takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë,” shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, duke theksuar se kjo përkrahje është e rëndësishme për vendin.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy