Lajme

Ish-deputetja e PDK’së: Trusje po, Trust jo

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 19 January 2023

Sot, Projektligji për tërheqjen e Trustit Pensional nuk ka kaluar në Kuvend.

Lidhur me këtë, ka reaguar ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, shkurtimisht ka shkruar “Trusje po, Trust jo”.

-Advertisement-

Kujtojmë se nga 101 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit, 97 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. 55 kanë votuar kundër, ndërsa 42 deputetë kanë votuar në favor të projektligjit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera