Ish-deputeti i LVV-së: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi
Autori: Gazeta inFokus
16:07 | 17 August 2026
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, bëri thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për tejkalimin e krizës politike dhe formimin e institucioneve të Kosovës.
Kurteshi tha se Kosova është duke u mbajtur peng dhe se qytetarët janë duke pritur një marrëveshje që, sipas tij, është dashur të arrihej më herët nga ata që kanë marrë besimin për ta udhëhequr vendin.
Ai tha se vullneti për arritjen e një marrëveshjeje mungon “jo se udhëheqësit nuk e duan Kosovën, por se inatin dhe lakminë i kanë më të mëdha se vullnetin”.
Postimi i Ismajl Kurteshit:
Shtëpia me inati nuk mbahet
Askush, me asgjë, nuk mund ta arsyetojë mbajtjen peng të Kosovës.
Ka kaluar shumë kohë që Kosova është bërë sy e vesh, qytetarët po presin me padurim marrëveshjen që është dashur të arrihet kaherë, nga ata që e fituan besimin e qytetarëve që ta udhëheqin vendin.
Vendi nuk udhëhiqet duke e bllokuar atë, as duke u munduar që njëra palë ta mund palën tjetrën.
Se Kosova pa institucione stabile, jo vetëm se nuk fiton por humb jashtëzakonisht shumë, këtë e din pothuajse të gjithë.
Se ata që e morën besimin që ta udhëheqin vendin, nuk po e kuptojnë se janë të obliguar të angazhohen që t’i ndërtojnë institucionet e jo ta bllokojnë formimin e tyre, tani më është evidente.
Se a mund të arrihet marrëveshja, për ndërtimin e institucioneve, me akuza të ndërsjella e pa u ulë me gjet zgjidhje? Përgjigjen e kemi nxjerrë nga përvoja e dy viteve të fundit.
Ajo që duhet bërë, e ka thënë shkurt e qartë, këto ditë në një postim, ish ministri Armend Meha, ai përveç tjerash thotë: “…duhet të dimë të ulemi në një tryezë, të flasim, të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë rrugën e përbashkët …” Atë që e tha Armendi po e kërkon populli.
Siç po shihet dalja nga kriza është e thjeshtë. Por as gjërat e thjeshta nuk mund të arrihen kur mungon vullneti.
Vullneti mungon jo se udhëheqësit nuk e duan Kosovën, por se inatin dhe lakminë i kanë më të mëdha se vullnetin.
Populli nga përvoja e tij e gjatë e ka mësuar se: “Shpia me inati nuk mahet, se e kojtmja të korit, besa edhe të fikë”.
Ata që e duan Kosovën duhet t’i lënë anash edhe lakminë edhe inatet, sepse asgjë më e madhe sa dashuria për Kosovën nuk bënë të jetë.
Vendit i duhet një marrëveshje nga e cila fiton Kosova.
Kur është në pyetje interesi i Kosova, jemi të obliguar të gjithë bashkë të jemi.
Ata që nuk mund të bëhen bashkë, për hir të interesave të Kosovës, nuk e kanë vendin në parinë e Kosovës.
Askush, me asgjë, nuk mund ta arsyetojë mbajtjen peng të Kosovës.
As inatet, as lakmia por marrëveshja është zgjidhja.

T� tjera
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Gjykata e Beogradit lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin
Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgim...
-
Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një...
-
Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente
Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale...
-
Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme
Qeveria e Kosovës tha se kritikat e saj ndaj Gjykatës Speciale “mbeten të qën...
-
Klestor Veseli kërkon reagim institucional pas vendimit të Hagës
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të fundit të G...
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron amerikanët për rrezik nga sulme të grupeve terroriste: Shmangni tubimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar sh...































