Lajme

Ish-bashkëpunëtori i Kurtit: A po frikësohet Albini të marrë qeverinë?

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 27 January 2020

Xhavit Drenori, analisti politik, ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, është aq i fuqishëm sa duket në paraqitjet e tij në publik.

“Nuk mendoj se Albini ka aq fuqi sa paraqitet në publik”, ka thënë ai, shkruan gazeta inFokus.

“Le të jemi të sinqertë. Nuk është lënë gur pa lëvizur nga ana e VV’së për arritjen e koalicionit”, ka shpjeguar tutje Drenori.

-Advertisement-

Sipas tij ky është Albini i njejtë që ka rrotulluar veturat e EULEX-it.

“A nuk është ky Albin që ka rrotulluar veturat e EULEX’it dhe mbrojti vendin? Çfarë po ndodhë tani me të? Jam i brengosur. A po frikësohet ai të vije në pushtet?”, ka thene ai ne T7.

LDK dhe VV sot kanë përfunduar edhe takimin e radhës, dhe përsëri janë marrë vesh që të takohen nesër.

Ndërsa VV’ja ka njoftuar se në takimin e nesërm të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të Quinitit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera