Lajme

Isa Mustafa punëson renë në Ministrinë e Shëndetësisë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 23 June 2017

Reja e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, zyrtarisht sot është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, konkretisht në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, në pozitën: zyrtare e personelit.

Ajo është renditur si më e mira, ndërsa, pritet ta ketë pagën afër 500 euro.

Në dokumentin që ka siguruar KosovaPress, rezulton se Njomza Mustafa ka marrë 818 pikë dhe radhitet e para në listë.

-Advertisement-

Por, sipas njërit nga kandidatët, kandidatja Njomza Mustafa nuk ka arritur të kalojë testin me shkrim, ku sipas kritereve është dashur t’i ketë mbi 50 poena, ndërsa ajo i kishte më pak se 30 poena.

“E njëjta në intervistën me gojë vlerësohet më e mira e mundshme”, ka thënë njëri nga kandidatët për këtë pozitë.

Për të njëjtën çështje, KosovaPress ka tentuar të flas me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, mirëpo ky i fundit nuk ka hapur telefonin.

Përndryshe, konkursi për këtë pozitë është hapur më 10 maj të këtij viti, testi me shkrim është mbajtur më 15 qershor, kurse intervistimi më 21 qershor./kp/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera