Lajme

Isa Mustafa flet për postin e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 08 November 2019

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë të LDK-së , kryetari i kësaj partie Isa Mustafa në një prononcim para mediave ka treguar se për çfarë është diskutuar.

Isa Mustafa ka bërë me dije se me Vetëvendosjen do të diskutojnë edhe për postin e Presidentit, shkruan gazeta inFokus.

“Po e shoh që po bëhet shumë zhurmë në media për postin e Presidentit. Në rend dite nuk e kemi çëshjtne e Presidentit. E kemi qeverinë dhe parlamentin e Kosovës, por po ashtu duhet të diskutojmë mes partnerëve dhe sigurisht diskutohet edhe çështja e Presidentit. Por unë në asnjë rast nuk jam shprehë se unë do të jem i interesuar për postin e Presidentit. Për këtë do të propozojë partia që i takon. Ai propozim do të bëhet në momentin kur bëhet shpallja për zgjedhjen e Presidentit, është shprehur Mutafa.

-Advertisement-

Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet patjetër, sepse sipas tij, ndryshe rrezikohet të shkohet shumë shpejt në zgjedhje.

“Por do ta kapërcejmë edhe këtë, sepse nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Kuvendin atëherë me Kushtetutë pasojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme.  Sa i përket partnerëve të koalicionit, përkrahim të drejtën e një subjekti politik që nesër do ta bëjë kandidimin për president por kurrsesi të bëhet fushatë se dikush do të bëhet President por duhet që marrëveshjen tonë ta mbërthejmë në mënyrë të duhur që nesër asgjë të mos mbetet rrezik në funksionimin e koalicionit qeverisës. Tani do të merremi vesh për President, pra kujt i takon të propozojë kandidatin për President, mirëpo jo kush do të jetë kandidat”, ka thënë Mustafa

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera