Lajme

Irani pret përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të hapet brenda 7 ditësh

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 29 September 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani pret gjatë ditës së sotme përgjigjen zyrtare të Shteteve të Bashkuara për propozimin iranian lidhur me hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Araghchi, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se ndërmjetësit e Katarit kanë përcjellë disa ide mes palëve, ndërsa tash pritet që çështja të rikthehet për diskutim me palën amerikane.

“Ndërmjetësit e Katarit paraqitën ide dhe ne i diskutuam ato. Ata duhet ta ngrenë përsëri çështjen me palën amerikane dhe më pas përgjigjja përfundimtare e SHBA-së do të na përcillet përmes ndërmjetësve të Katarit”, deklaroi ministri iranian.

Sipas Araghchit, ndërmjetësit nga Katari shpresojnë që përgjigjja e Uashingtonit të jepet deri të martën.

-Advertisement-

Teherani ka propozuar që Ngushtica e Hormuzit të hapet brenda shtatë ditësh, me anijet që do të lëviznin në një korridor më pranë bregdetit iranian.

Në këmbim, sipas propozimit iranian, SHBA-ja do të angazhohej për “zhbllokimin” e disa aseteve iraniane, heqjen e kufizimeve ndaj porteve iraniane dhe shitjes së naftës së Iranit, si dhe nisjen e bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit. Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë dhe çdo ndryshim në lëvizjen e anijeve në këtë zonë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy