Ekonomi

Irani bllokon BitCoin: Financon terrorizmin dhe krimin

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 24 April 2018

Banka Qendrore iraniane ka bllokuar të gjitha bankat e nivelit të dytë që të kryejnë transaksione me monedhat virtuale, si BitCoin.

Në argumentimin e dhënë nga banka qendrore në Teheran thuhet se monedhat virtuale mund të shërbejnë për pastrim parash, financimin e terrorizmit, por edhe të mbushin xhepat e kriminelëve dhe krimit të organizuar”.

Ky vendim prek me mijëra qytetarë dhe biznese iraniane, që e shihnin monedhat virtuale si një rrugë për të tejkaluar problematikën e industrisë bankare në vend, të goditur fort nga sanksione ndërkombëtare.

-Advertisement-

Megjithatë, vetë Irani është duke shqyrtuar mundësinë që të hedhë në treg një monedhë të tijën virtuale. Ministri i Informacionit dhe Teknologjisë, Mohammad Javad Azari Jahromi e njoftoi këtë që në muajin shkurt.

Ideja e Jahromit u mbështet edhe nga autoriteti i sigurisë kibernetike, por Banka Qendrore e kundërshton duke deklaruar se mungesa e një rregullatori, luhatjet e befta dhe të shpeshta të monedhave virtuale, si dhe terreni i përshtatshëm që ofrojnë për ngritjen e skemave piramidale janë risqe që nuk mund të merren përsipër.

Në fillim të muajit prill, Riali, monedha vendase u zhvlerësua në nivelin më të ulët historik.

Ndërkohë, një masë të ngjashme si Irani ndaj monedhave virtuale mori këtë muaj edhe Banka Qendrore e Indisë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy