Lajme

IPK rekomandon suspendimin e rreshterit në Leposaviq, i dyshuar për “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 10 Gusht 2023

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton se dje si rezultat  i veprimeve hetimore ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të  Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje  deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu.

IPK e ka rekomanduar suspendimin e tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

“Ky  rast  në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, njofton IPK.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy