IPK publikon Raportin e inspektimit “Vlerësimi i menaxhimit të procesit të gradimit për rreshter”
Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 08 Korrik 2024
Inspektorati Policor i Kosovës, njoftoi se ka publikuar Raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm lidhur me “Vlerësimin e menaxhimit të procesit të gradimit për rreshter”.
Në komunikatë thuhet se kërkesa për inspektim ka ardhur si rrjedhojë e shqetësimeve mbi numrin e konsideruar të ankesave të drejtuara në IPK lidhur me rregullsinë e procesit të gradimit për rreshter.
“Inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me identifikimin e pozitave të lira dhe analizën e nevojave për personel të graduar, respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë të palëve, aplikimin dhe testimin, vendimmarrjen, transparencën, si dhe trajtimin e ankesave të palëve të pakënaqura”, thuhet tutje në kumtesë, përcjell Klankosova.tv.
“Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin ekzekutiv, drejtues dhe atë administrativ”.
“IPK në kuadër të Raportit ka dhënë tetë (8) rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e rishikimit të harmonizimit të bazës ligjore që rregullon procedurën e gradimit për zyrtarët policor”.
“IPK pret nga Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime për të evituar çfarëdo dobësie apo lëshimi në këtë proces të gradimit, duke e konsideruar Raportin e inspektimit si pasqyrues të gjetjeve që mund të kenë dëmtuar kredibilitetin e mbarëvajtjes së procesit në fjalë”.

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...


































