Sport

Inzaghi: Ky titull është i veçantë

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 23 April 2024

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shprehur tejet i lumtur me fitimin e titullit të kampinit në Serie A.

Internistët mbrëmë mundën Milanin (1-2), duke siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Itali, të 20-tin në historinë e skuadrës ‘Nerazure’.

Strategu italian pas ndeshjes tha se ky titull është i veçantë, sepse sipas tij, fitohet pikërisht në derbin ndaj Milanit.

-Advertisement-

Inzaghi ka falënderua krerët e klubit, tifozët dhe familjen e tij për përkrahjen që i kanë dhënë Interit tek tek ky trofe.

“Scudetto i fituar sonte është diçka e bukur. Dua të falënderojë të gjithë, klubin menaxherët, presidentin që për fat të keq nuk është këtu me ne, por që është shumë i lumtur dhe e ndjeva”, tha ai.

“Këtë titull ia dedikoj edhe familjes sime, gruas, prindërve, të cilët kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për mua në këto 3 vite, që të mos punoja larg shtëpisë, ndaj i falënderoj të gjithë”, ka theksuar Inzaghi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera