Sport

Inzaghi jep lajmin e fundit për Milinkovic-Savic

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 18 August 2018
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka përsëritur qëndrimin për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic.

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka thënë se Sergej Milinkovic-Savic nuk do të largohet nga klubi.

Mesfushori serb zgjoi interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, Inzaghi ka lavdëruar drejtuesit e Lazios që i rezistuan ofertave duke e mbajtur Savicin në Stadio Olimpico.

-Advertisement-

“Klubi ka qenë i mirë duke i rezistuar ofertave për Savic, sepse ai do të mbetet dhe jo vetëm ai”, deklaroi Inzaghi.

“Kanë mbetur edhe Immobile e Luis Alberto dhe me fuqitë që ekzistojnë në futboll nuk ishte e lehtë”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera