Sport

Interi synon titullin në Serie A, e thot Vidal

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 11 December 2020

Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve gjatë kësaj mesjave pas barazimit pa gola me Shakhtar Dontesk, shkruan Gazeta inFokus.

Me vetëm gjashtë pikë ‘Zikaltrit’ mbetën të fundit në grupin B, duke mos arritur as të jenë pjesë e Ligës së Evropës.

Pas kësaj disfate ka folur mesfushori kilian, Arturo Vidal, i cili ka thënë se tashmë synimi është titulli kampion në Serie A.

-Advertisement-

“Ishte shumë e trishtuar të humbasim një shans kaq unik për t’u kualifikuar në fazën e 16 të fundit të Ligës së Kampionëve”.

“Por ne do të ngrihemi dhe do të mësojmë nga gabimet tona duke e dhënë më të mirën tonë dhe duke i vendosur të gjitha në çdo ndeshje për të fituar Scudetto”, ka shkruar Vidal në twitter.

Interi aktualisht gjendet në vendin e dytë në tabelë me 21 pikë, 5 sosh larg vendit të parë që i takon Milanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera