Sport

Interi mendon se Icardi e ka gënjyer e dërgon sërish në teste mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 20 February 2019

Interi i hoqi një javë më parë shiritin e kapitenit Mauro Icardit, teksa ai tashmë nuk po stërvitet me skuadrën.

Ai ka pasur një dëmtim në gjurin e djathë duke mos luajtur në ndeshjen ndaj Rapidit në “Europa League” dhe ndaj Sampdorias.

Megjithatë klubi i Interit dyshon reth situatës së Icardit teksa ka urdhëruar kryerjen e të gjitha analizave nga e para.

-Advertisement-

Argjentinasi iu drejtua një qendre shëndetësore në Milano, i shoqëruar nga bashkëshortja menaxhere, Ëanda Nara, por edhe nga babai i tij, duke kryer analizat e nevojshme dhe një rezonancë magnetike për gjurin.

Shqetësimi më i madh i drejtuesve të Interit është se Icardi mund të mos ketë probleme në gju, por thjesht ka gjetur një arsye për të mos zbritur më në fushë me skuadrën, pasi nuk e priti aspak mirë heqjen e shiritit të kapitenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera