Lajme

Gashi e Bekteshi në takim me rininë e Obiliqit: Jeni forca dhe e ardhmja e këtij vendi, me ju sjellim ndryshimin

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 26 January 2025

Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numër 11 dhe Lendita Bekteshi me numër 66 kanë takuar të rinjtë e Obiliqit.

Numri 11 i LDK-së ka falenderuar rininë për energjinë dhe përkrahjen e vazhdueshme.

“Faleminderit, rinia jonë e mrekullueshme, për përkrahjen, energjinë dhe entuziazmin që sillni çdo ditë! Ju jeni forca dhe shpresa për një të ardhme më të mirë”, shkruan Gashi.

-Advertisement-

Ndërsa numri 66 i listës së LDK-së ka thënë se të rinjtë janë forca dhe e ardhmja e Kosovës dhe se me energjinë dhe guximin e tyre do të arrijnë deri tek ndryshimi.

“Të dashur të rinj, ju jeni forca dhe e ardhmja e këtij vendi. Besoni te vetja, ëndërroni më shumë dhe mos ndaloni kurrë së punuari për një të ardhme më të mirë. Energjia dhe guximi juaj mund të bëjnë ndryshimin!”, shkruan Bekteshi./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera