Sport

Interi me mund të madh mposhtë Atalantan dhe vazhdon rrugën drejtë titullit

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 08 March 2021

Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Atalantas me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’ në Milano, golin e vetëm për ‘Zikaltërit’ e realizoi Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak shënoi në minutën e 54’ për tri pikë të arta për ekipin e drejtuar nga Antonie Conte.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Interi vazhdon rrugën drejtë titullit kampion, pasi renditet i pari me 62 pikë, 6 më shumë se Milani që mbetet i dyti, kurse Atalanta pozicionohet e pesta me 49 pikë.

Ndeshjen e radhës Interi e luan në udhëtim te Torino, kurse Atalanta e pret Spezian./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera