Inteligjenca amerikane: Kina po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municioneve në Rusi

Autori: Gazeta inFokus
22:32 | 24 February 2023
Inteligjenca amerikane thekson se qeveria kineze po konsideron t’i sigurojë Rusisë dronë dhe municione për përdorim në luftën në Ukrainë.
Burime pranë inteligjencës amerikane thanë për CNN se Pekini nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar por negociatat për çmimin dhe shtrirjen e pajisjeve janë në vazhdim.
Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia ka kërkuar vazhdimisht drone dhe municione nga Kina dhe udhëheqja kineze ka debatuar në mënyrë aktive gjatë disa muajve të fundit nëse duhet të dërgojë ose jo ndihmën vdekjeprurëse, thanë burimet e njohura me inteligjencën amerikane.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë mbledhur informacion gjatë javëve të fundit që sugjerojnë se Kina tani po priret drejt ofrimit të pajisjeve. SHBA dhe aleatët e saj javën e kaluar filluan të paralajmërojnë publikisht për mbështetjen e mundshme ushtarake të Kinës për Rusinë.
Sigurimi i dronëve dhe municioneve do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm të mbështetjes së Kinës për Rusinë, e cila deri më sot ka qenë e kufizuar kryesisht në kompanitë kineze që ofrojnë jo- pajisje vdekjeprurëse si helmeta, xhaketa dhe imazhe satelitore për forcat ruse.
Gazeta gjermane Der Spiegel raportoi fillimisht se Kina mund t’i ofrojë Rusisë drone sulmuese.
“Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin që kemi se ata po shqyrtojnë ofrimin e mbështetjes vdekjeprurëse dhe ne ua kemi bërë shumë të qartë atyre se kjo do të shkaktonte një problem serioz për ne dhe në marrëdhënien tonë,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken fundjavën e kaluar.
Homologu kinez i Blinken, Wang Yi, iu përgjigj akuzave të SHBA-së në fillim të kësaj jave, duke thënë se pozicioni i Kinës ndaj Ukrainës “mund të vihet thjesht si nxitje e bisedimeve të paqes”./abcnews.al

Të tjera
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...
-
Dështoi 43 herë, Haxhiu sërish me akuza për opozitën
Pas dështimit të 43-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të ...
-
Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çës...
-
Izmaku e Nisma-s: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnj...
-
Hasani i PDK-së: Të gjitha partitë janë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se...
-
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cil...
-
Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkoi t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin...
-
Dështon edhe seanca e 43-të e Kuvendit – turpi politik vazhdon
Për të 43-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë krye...
-
“O mshelni krejt mrena”- Dëgjoni qytetarin si reagon teksa flet Lutfi Haziri flet para fillimit të seancës
Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lidhj...