Instagram ndalon cigaret elektronike
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 03 February 2020
Rrjeti social instagram ashtu si duhanin dhe armët ka ndaluar kategorikisht edhe reklamimin e cigares elektronike nga persona me influencë të lartë. Alarmi ndërkombëtar për rritjen e sëmundjeve te mushkërisë si shkak i këtij produkti ka bërë që të ndalohet promovimi i saj.
Rrjetet sociale prej disa kohesh kanë ndaluar kategorikisht publikimin e produkteve dhe objekteve të paligjshme që reklamohen nga persona të zakonshëm apo njerëz të rëndësishëm me influence të madhe në publik. Pjesë e këtyre produkteve është bërë së fundmi edhe cigarja elektronike.
Hapin e parë për ndalimin e publikimit të materialeve me përmbajtje cigare elektronike e ka bere rrjeti social Instagram që është edhe në pronësi te facebook me pretekstin se reklamimi i këtij produkti po behet viral nga njerëz me influence të madhe në rrjetet sociale, të cilët prekin shifra prej miliona ndjekësish.
Trendi i reklamimit të produkteve në rrjetet sociale me qellim përmirësimin e bizneseve të ndryshme sa vjen dhe rritet duke bërë që disa kompani që tregtojnë produkte të rrezikshme të kenë influence të madhe në një target të pa kontrollueshëm siç mund të jenë fëmijët dhe adoleshentet.
Megjithëse reklamat e duhanit janë ndaluar nga Facebook dhe Instagram, prodhuesit e cigareve elektronike përdorin influencuesit për të promovuar produktet e tyre, përmes postimeve që tregojnë se si i kanë pranuar si dhuratë këto produkte.
Mendimet për futjen e cigares elektronike në listën e zezë të rrjeteve sociale filloi që në shtator të vitit të kaluar kur në SHBA u shënuan pesë viktima të konstatuar me një sëmundje misterioze që sipas eksperteve ishte shkaktuar nga cigarja elektronike.
Kërkesën për ndalimin përfundimtar e beri presidenti i fushatës “fëmijët pa duhan” Matthew Myers pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar kishte hetuar disa postime nga disa njerëz të njohur në boten e internetit.
“Është e domosdoshme që Facebook dhe Instagram jo vetëm të sjellin shpejt ndryshime në këtë politikë, por ato të zbatohen në mënyrë rigoroze”
Përdorimi i cigares elektronike është bërë tashmë një alarm ndërkombëtar duke qene se Shoqata Mjekësore Amerikane ka konstatuar 450 rasteve vetëm dy muajt e fundit me sëmundje mushkërish.
Të tjera
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...