Lajme

Inspeksioni i Mitrovicës konfirmon konfiskimin e mishit të prishur

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 22 March 2018

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë, Hysni Ahmeti konfirmoi se muajin e kaluar, në dy markete të këtij qyteti është gjetur mish që dyshohet se ishte i prishur, shkruan Infokusi.

Sipas Ahmetit në njërin market janë  gjetur  573.4 kilogramë  ndërsa në tjetrin 500 kilogramë.

“Mishi i konfiskuar  nuk ka pasur dokumentacion, nuk ka qenë i vulosur dhe ka pasur një ngjyrë të çuditshme”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Sipas tij mishi është groposur në deponinë e mbeturinave në fshatin Koshtovë. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera