Lajme

Inspekcioni ua mbyll lokalet argjendarëve në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 13 April 2022

Drejtoria e Inspekcionit ka mbyllur përkohësisht gjashtë argjendari mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se ky vendim u mor si pasojë e mosrespektimit të orarit të punës.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se janë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe përkohësisht kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Si pasoj e mosrespektimit të orarit të punës, inspektoret komunal mbyllin përkohësisht gjashtë biznese afariste në Mitrovicë

Drejtoria e Inspekcionit ka kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste, kryesisht në argjendarit e qytetit të Mitrovicës.

Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës sipas Rregullores Komunale Nr. 03/2014, me ç’ rast janë mbyllur përkohësisht gjashtë argjendari, si pasojë e mosrespektimit të orarit të punës.

Me këtë rast inspektorët komunal kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe përkohësisht kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera