Lajme

Insiston Murati: Deri në fund të mandatit shërbimi ushtarak i detyrueshëm

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 03 December 2021

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati Ka folur rreth premtimit për shërbimin ushtarak. Thotë se një gjë e tillë mund të ketë barrë shtesë buxhetore, por duhet shikuar nga prizmi i benefiteve që ka.

“Sa u përket financave, mendoj se deri në fund të mandatit, jam më se i bindur se do të ja dalim që edhe këtë premtim ta implementojmë. Nëse jo, mund të shtyhet për fillimin e mandatit të dytë, por sa i përket hapësirës buxhetore dhe ngarkesës buxhetore të njëjtën gjë e kanë thënë edhe për shtesat për fëmijë”, tha ai për RTV21.

“Po mund të ketë barrë shtesë buxhetore, megjithatë duhet shikuar edhe nga prizmi i benefiteve që ka”, theksoi ai.

-Advertisement-

Përveç kësaj Murati ka folur edhe për buxhetin që iu është ndarë FSK’së ku ka thënë se mjetet financiare që janë ndarë për këtë fushë janë rritja më e madhe ndonjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera