Sport

Insigne rikthehet me gol, Napoli kalon në çerekfinalet e Kupës

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 20 December 2017

Napolit i mjaftoi vetëm një gol për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra jugore mundi 1-0 Udinesen në “San Paolo” pas një ndeshje të cilën e dominoi plotësisht.

Friulianët pavarësisht se i shkaktuan humbjen e parë Interit në kampionat këtë vit, u dukën të pafuqishëm për të përballuar Napolin në Kupë. Të Kaltrit e patën të vështirë vetëm gjetjen e golit, pasi në pjesën e parë vetëm ai i mungoi teksa nuk shfrytëzuan dot rastet që krijuan.

Ndërkohë që dhe në pjesën e dytë Udinese u mbrojt mirë deri në të 71-tën kur Lorenzo Insigne mundi të zhbllokojë rezultatin.

-Advertisement-

Në një sfidë të dominuar, ekipi i Hysajt, që luajti 90 minuta të plota, e pati më pas të thjeshtë menaxhimin e rezultatit duke siguruar dhe kalimin në çerekfinale ku do të përballet me fituesin e çiftit Atalanta-Sassuolo.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy