“Injorimi” i Kurtit nga ambasada amerikane, po shihet si shenjë përkeqësimi të raporteve mes palëve
Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 29 January 2023
Për Asociacionin, ambasadori amerikan Jeff Hovenier do të diskutojë në Prishtinë, të martën me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë, por prezentë nuk do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.
Ky i fundit tha se nuk është ftuar në takim, gjë e cila po vlerësohet të jetë tregues i përkeqësimit të raporteve.
Kanë mbetur edhe dy ditë nga takimi i thirrur nga ambasada amerikane në Kosovë ku do të diskutohet për Asociacionin.Në një temë të rëndësishme për vendin, i ftuar nuk është edhe kryeministri Albin Kurti.
Mos ftesa për Kurtin po konsiderohet sinjal për përkeqësim të raporteve me ndërkombëtarët.Belgzim Kamberi nga Instituti “Mousine Kokalari” ka thënë se mbetet të shihen si po shkojnë raportet e Kurtit me Amerikën.
“Në rast që në këtë takim nuk do të ketë përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, atëherë kjo do të vërtetojë përkeqësimin e komunikimit dhe të çështjeve të asociacionit të komunave serbe midis qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve amerikanë. Kjo dëshmon se do të vazhdojnë presionin për të jetësuar këtë Asociacion. Do të mbetët të shihet dhe të vërtetohet që marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe kryeministrit të Kosovës, janë në përkeqësim ose jo mes dy palëve”, deklaroi Kamberi për RTV Dukagjinin.
Ky injorim po sipas njohësit të çështjeve politike, Arbnor Sadikut është një mesazh i qartë për kryeministrin.
“Injorimi që i ka bërë ambasada amerikane, kryeministrit Albin Kurti është dëshmi që pala kosovare nuk është një palë bashkëpunues me QUINT-in për arritjen e një marrëveshje për Asociacionin e komunave më shumicë serbe dhe në të njëjtën kohë është paralajmërim se vërtetë SHBA-të, Asociacionin në Kosovë mund ta bëjnë edhe pa Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin”.
E sipas profesorit Dritëro Arifi, takimi i thirrur nga SHBA-të është një tregues që Qeveria po ikë nga përgjegjësia.
“Nga ana tjetër, nga niveli i dytë e shikojmë si një farë lloj ikje nga përgjegjësia e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në një farë mënyrë të gjithë pushteti po themi kushtimit ekzekutiv ja ka dorëzuar Ambasadës amerikane, pikërisht po flas vetëm për këtë çështje (Asociacionin), kjo po tregon për shkak se SHBA-të e kanë marrë këtë çështje seriozisht për të përfunduar këtë pikë të marrëveshjes së Brukselit dhe që mund të shkojmë në marrëveshje finale”.Se nuk u ftua në takim e tha vetë kryeministri Albin Kurti ditë më parë.
Megjithëkëtë, ftesën në takimin e 31 janarit e ka pranuar Vjosa Osmani, zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi e ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.Po ashtu në takim janë ftuar edhe përfaqësues të partive politike, shoqëria civile e diplomatët.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...