Sport

Iniesta i jep lamtumirën Spanjës!

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 01 July 2018

Tifozët spanjollë pësuan një trishtim të jashtëzakonshëm pas eliminimit nga Rusia në Botëror, ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe kanë marrë një tjetër lajm të hidhur.Andrés Iniesta ka zyrtarizuar largimin e tij nga kombëtarja pas ndeshjes me Rusinë. Nuk ka pritur aspak ish-lojtari i Barcelonës, por ka dhënë menjëherë lajmin e trishtë për të gjithë tifozët e “La Roja”-s, duke thënë se po largohet me një trishtim të madh.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me “La Roja”-n. Në nivelin individual përfundon një epokë e mrekullueshme. Ndonjëherë fundi nuk është siç shpresojmë. Po largohem me trishtim të madh, si të gjithë. Nuk është sigurisht mënyra më e mirë për t’i thënë lamtumirë kombëtares, por në futboll mund të ndodhë edhe kjo”, shkroi Iniesta në “Twitter”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera