Lajme

Infermierët paralajmërojnë greva dhe protesta, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 30 January 2023

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare Kosovës, ka paralajmëruar greva dhe protesta, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Sindikatës, këto greva dhe protesta janë paralajmëruar si pasojë e diskriminimeve të infermierëve nga ShSKUK-ja.

“SHSKUK edhe këtë herë diskriminon infermierët duke paguar për mjekët ditën e lirë të dt. 03.01.2023 si ditë feste, ndërsa për infermierët ndodhë e kundërta, pagesë e rëndomtë si një ditë pune. Ne në asnjë rrethanë nuk jemi që mjekët mos të paguhen, por pse jo edhe infermierët, pse ky diskriminim nga SHSKUK?”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera