Rajoni dhe Bota

Incidenti ShBA – Rusi, shkatërruesi amerikan futet në ujërat ruse

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 24 November 2020

Një incident ka ndodhur mes destrojerëve amerikan dhe rus në ujërat e detit të Japonisë gjatë mbrëmjes së sotme.

Raportohet se destrojeri USS John S. McCain hyri me dy milje në ujërat territoriale të Rusisë gjatë lundrimit në këtë zonë duke ngjallur reagimin e rusëve.

Menjëherë në drejtim të tij ka shkuar një destrojer rus duke e paralajmëruar që të largohet. Duket se ky veprim i amerikanëve ka qenë i paqëllimshëm pasi menjëherë pas paralajmërimit USS John S. McCain është larguar nga kursi i mëparshëm.

-Advertisement-

Ngjarja u konfirmua edhe nga Pentagoni, i cili dha detaje në lidhje me çfarë ndodhi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera