Inagurohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së, Krasniqi: 28 nëntori është data që bashkon shqiptarët ndër shekuj
Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 28 November 2024
Sot në Drenicë është inaguruar memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se me 28 nëntor e inaguruan këtë memorial si dhe bënë homazhe në Prekaz.
Ai 28 nëntorin e quan një datë që bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, shkruan Gazeta Infokus.
“Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë. Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së. Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari”, shkruan Krasniqi.
I pari i partisë opozitare është lutur që ky të jetë 28 nëntori i fundit që festohet pa krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
E me këtë lutje ai ka uruar 28 nëntorin për të gjithë shqiptarët.
“Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim. Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre. Urime 28 Nëntorin, shqiptarë!🇦🇱”, shkruan Krasniqi.
Të tjera
-
Emocionuese: “Xhamadani vija-vija o është Kosova është Shqipëria”, Rama poston videon e parashutistëve me flamuj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social Fa...
-
“Një fëmije është dasht të ia heqim këmbën dhe kur është zgju e kërkonte”, kryeinfermierja e UÇK-së tregon momentin e rëndë që përjetoi në luftë
Fitnete Seta ka më shumë se tre dekada që ia kushtoj uniformës ushtarake. Set...
-
Kuvendi i Kosovës ndriçohet kuq e zi
Atmosfera kuqezi e festës së madhe të 28 Nëntorit po vazhdon edhe në orët e m...
-
“Isha 24 vjeçare kur iu bashkova UÇK-së”, majores së FSK-së i mbushen sytë me lot kur i falenderohet atyre që dhanë jetën e kontribuan për liri
Edhe sot pas 26 vitesh, Fitnete Setës i mbushen sytë me lot kur kujton bashkë...
-
Si të keni internet 5G gjatë udhëtimeve tuaja në mbarë Evropën
Nëse keni vendosur të udhëtoni diku jashtë vendit, mos harroni se interneti i...
-
“Thaçi, UÇK, Thaçi”, kështu u prit Kurti në Prekaz
Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar sot Prekazin. Por, nga disa qytetarë...
-
Parashikimi i motit për ditët në vijim, temperaturat në rënie
Me kalimin e frontit të ftohtë mbi rajon, reshje shiu fillojnë që orëve të pa...
-
Serbia gjobitë shqiptarët që valëvisin flamurin kuq e zi në Luginë, biznesmeni e merr përsipër t’ia paguajë gjobat
28 Nëntori po shënohet e festohet edhe në Luginën e Preshevës. Shteti serb...
-
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deputete, Haradinaj: Bashkë në kohë të vështira, bashkë për Kosovën Fituese
Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka njoftuar për aderimin e Fadil...
-
Gafa e re e Gërvallës- Ngatërron stërnipin e heroit Isa Boletini me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka bërë edhe një ...
-
Osmani në Prekaz: Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK-ja e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të festës së 28 Nëntorit, ka vi...
-
“Secili ministër i dinte nga katër, pesë, gjashtë e shtatë gjuhë të huaja” – Historiani Abdullahu tregon për përbërjen e kabinetit qeverisës të Ismail Qemalit
Historiani Durim Abdullahu në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka tre...