Sport

Ibrahimovic: Arritja ime tek Milani ishte sfidë ndryshe

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 15 December 2020

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic edhe një herë tjetër ka folur për rikthimin e tij në ‘San Siro’, shkruan Gazeta inFokus.

39 vjeçari ka thënë se Milani duhet të mendoj për titullin në Serie A pasi dihet forma e mirë që është duke e kaluar gjigandi italian.

Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’ Ibra është shprehu se dëshira e tij më e madhe është të luaj sa më shumë.

-Advertisement-

“Ndihem mirë. Po stërvitem dhe gjithmonë dua të angazhohem shumë, kjo është filozofia ime”.

“Si 39 vjeçar, mendova se duhej të bëja diçka më shumë që të ndihesha mirë. Arritja ime te Milani ishte një sfidë ndryshe. Milani nuk ishte në maje. Shpresoj të luaj mirë, të gjithë ata që janë kthyer te Milani për të dytën herë nuk kanë luajtur aq mirë sa herën e parë”.

“Ishte sfida më e madhe për mua, i thash vetes: ‘Do ta bëj Zlatan Ibrahimovicin dhe do t’i ndryshoj gjërat’”, ka deklaruar sulmuesi suedez.

Milani këtë edicion është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm duke mbajtur kreun e tabelës me 27 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera