IMAX ndalon përdorimin e pajisjeve të kinemasë në Rusi
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 23 August 2022
Korporata IMAX e Kanadasë, e cila u largua nga tregu rus në fillim të qershorit për shkak të pushtimit të të paprovokuar të Ukrainës nga Moska, thotë se tani ka ndaluar përdorimin e pajisjeve të saj në Rusi.
Aleksei Vasyasin, drejtor i përgjithshëm i rrjetit të Cinema Park dhe Cinema Formula të Rusisë, i tha grupit mediatik RBK më 23 gusht se teatrove në të gjithë vendin u është ndaluar të përdorin teknologjinë dhe pajisjet IMAX pa lejen e kompanisë.
Ai shtoi se rrjetet ruse të kinematografisë kanë të drejtë të padisin IMAX-in për lëvizjen, nëse nuk arrin të kthehet në tregun rus deri në fund të vitit.
IMAX është një sistem i patentuar i kamerave me rezolucion të lartë, projektorë filmash dhe teatrosh, të njohura për ekranet shumë të mëdha për të rritur ndikimin vizual për shikuesit.
Vasyasin tha se situata në industrinë e kinemasë ruse është aktualisht më e keqe se sa ishte gjatë pandemisë së koronavirusit për shkak të heqjes së filmave të famshëm të Hollivudit nga tregu rus dhe pasigurisë nëse kinematë do të marrin licenca për shfaqjen e filmave perëndimorë.
Në mars, menjëherë pasi Rusia nisi agresionin e saj në shkallë të plotë kundër Ukrainës, Disney, Warner Brothers, Sony, Universal Pictures pezulluan prezantimin e filmave të tyre në Rusi për të protestuar kundër pushtimit. Disa prej tyre më vonë u larguan plotësisht nga tregu rus.
Analistët e industrisë vërejnë se ndalimi i vetëm dy filmave – Batman dhe Morbius – shkaktoi rreth 5 miliardë rubla (83.6 milionë dollarë) humbje për kinematë në Rusi. Që nga marsi, rreth 200 kinema janë mbyllur në Rusi dhe pothuajse një e treta e komplekseve komerciale të kinemasë kanë pezulluar funksionimin e tyre.
Asociacioni i pronarëve të kinemave i ka kërkuar ndihmë presidentit rus, Vladimir Putin, pasi thanë se filmat kinezë, koreanë dhe sovjetikë kanë kompensuar vetëm rreth pesë për qind të asaj që kanë fituar duke shfaqur filma të mëdhenj të Hollivudit./REL
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...