Lajme

Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia: Shqiponja aty po konsiderohet si haram

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 28 November 2022

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve.

Kështu të paktën pretendon Imami i kësaj xhamie, Kujtim Hyseni, i cili në një prononcim për Portalin Dukagjini, ka thënë se një grupacion i njerëzve, të cilët ai i ka cilësuar si radikalë, kanë kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia.

Hyseni, po ashtu, ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse sipas tyre, shqiponja në të është “haram”.

-Advertisement-

Imami Hyseni, ka theksuar se për këtë rast i ka lajmëruar edhe organet e rendit.

“Zakonisht kemi koordimim me këshillin e xhamisë, me këshillin e BIK, jemi bashkëpunëtorë të kryeimamit të Bekim Jasharit, që kemi shumë aktivitete me të. Jemi prek me këtë rast sepse si ka mundësi që disa njerëz ideologji deri në këtë formë që ka arritur shpëlarja e trurit të tyre, që të na prekin në ndjenja kombëtare ku i pengon flamuri kombëtar në minaren e xhamisë. I kemi njoftuar organet e rendit për këtë rast që është shqetësues për neve”, ka thënë ai.

Kujtim Hyseni, imam i xhamisë në Bellopojë
“Momentin kur e kam përmendur dy apo tri ditë përpara, kam pasur reagim të ashpër, duke me thënë se ti e vendos, por ne ta heqim, jemi të shqetësum për këtë rast. Janë disa grupacione që kanë ideologji të errët dhe janë të ndikuar nga Lindja e Mesme, të njëjtit shfaqin probleme për heqjen e flamurit, për arsye se sipas tyre, shqiponja është haram”, ka vijuar ai.

Imami Hyseni ka thënë se ky grupacion i njerëzve mund të tentojë t’i heqë flamujt të hënën pasdite.

Kujtim Hyseni, imam i xhamisë në Bellopojë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera