Sport

Ilir Pollomi dhe Bekon Podvorica kalojnë në ekip të parë nga juniorët

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 26 June 2018

Dy futbollistët që stinorin e fundit ishin pjesë e rëndësishme e juniorëve të klubit, Ilir Pollomi e Bekon Podvorica nga sot janë pjesë e ekipit të seniorëve të Llapit, shkruan GazetaFokus.

Ilir Pollomi, 19 vjeç, i lindur më 20.01.1999 në Podujevë. Pollomi luan si sulmues krahu dhe e ka nisur tek Llapi ku ka kaluar kategoritë e reja deri sa tanimë i bashkangjitet ekipit të parë të Llapit si lojtar mjaft premtues për të ardhmen.

Bekon Podvorica, 18 vjeç, i lindur më 31.08.1999 në Podujevë, luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe në stinorin që lamë pas ishte paraqitur në shumicën e ndeshjeve të juniorëve. Ai ka mjaft cilësi në pozitën që ai e luan. /GazetaFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera