Lajme

IKSHPK u bënë apel të fuqishëm qytetarëve të Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 21:07 | 28 March 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID, pasi që dy variantet e Omicron BA.1 dhe BA.2 po vazhdojnë të përhapen, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo kërkesë ka ardhur nga IKSHPK pasi që këto dy variante po përhapen me pasoja mjaftë të rënda, duke rrezikuar shëndetin e të gjithë qytetarëve.

Sipas një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ky institucion ka cekuar masat që qytetarët duhet t’i respektojnë për parandalimin e virusit.

-Advertisement-

“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare”, ka shkruar IKSHPK./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera