IKD alarmon për takimin e jashtëzakonshëm të KPK-së: Të mos cenohet funksionaliteti i Prokurorisë Speciale
Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 02 October 2026
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas thirrjes së një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku pritet të diskutohet performanca e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Sipas komunikatës së IKD-së, takimi është thirrur për sot, më 2 tetor, në ora 15:00. Instituti ka shprehur shqetësim për mënyrën dhe urgjencën e trajtimit të kësaj çështjeje.
IKD thekson se llogaridhënia është e domosdoshme, por, sipas tij, ajo nuk duhet të shërbejë si arsyetim për procedura të shpejta dhe të paqarta ndaj një kryeprokurori, veçanërisht në një periudhë kur PSRK-ja po trajton raste që lidhen me krimin e organizuar dhe krimin transnacional, përfshirë bashkëpunimin me shtete partnere.
“Llogaridhënia nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si arsyetim për vendimmarrje me procedura të shpejta dhe të paqarta ndaj një kryeprokurori”, thuhet në reagim.
Instituti ka rikujtuar edhe rastin e Besim Kelmendit, i cili në fund të vitit 2025 ishte shkarkuar nga KPK-ja nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas IKD-së, ky vendim ishte anuluar më pas nga Gjykata Supreme si i kundërligjshëm.
IKD vlerëson se ky rast duhet t’i shërbejë KPK-së si mësim institucional për të shmangur, siç i quan Instituti, praktikat e vendimmarrjes së ngutshme.
Sipas IKD-së, çdo proces që mund të prekë pozitën apo mandatin e një kryeprokurori duhet të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe praktikën gjyqësore.
Instituti kërkon që çdo vlerësim i performancës së Kryeprokurorit të PSRK-së të jetë profesional, i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar në indikatorë të matshëm, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e prokurorëve në trajtimin e rasteve individuale.
“Kërkesa për llogaridhënie nuk duhet të përdoret si instrument apo mënyrë për ndërhyrje në pavarësinë funksionale të një zyre prokuroriale, sikurse pavarësia nuk mund të shfrytëzohet si arsyetim për mungesë të llogaridhënies”, thuhet tutje në komunikatë.
IKD thotë se nuk e sheh të qartë urgjencën për mbajtjen e takimit pa përfunduar dhe shteruar, sipas tij, të gjitha mjetet juridike në dispozicion.
Në fund, Instituti i ka kërkuar KPK-së të garantojë një proces të drejtë dhe të pavarur dhe të mos ndërmarrë veprime që mund të cenojnë sigurinë juridike, funksionalitetin e PSRK-së, besimin në KPK dhe perceptimin për pavarësinë e sistemit prokurorial./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































