Identifikohet autori i dyshuar që vendosi eksplozivin në shtëpinë e Armando Dukës
Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 25 January 2022
dentifikohet autori i dyshuar për shpërthimin me eksploziv pranë shtëpisë së Armando Dukës.
Top Channel mëson se grupi hetimor ka mundur të identifikojë personin e dyshuar përmes shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë rrugës që ka ndjekur autori. Burime të sigurta bënë me dije se po shoqërohet për të dhënë shpjegime shtetasi A.H., banor i lagjes 4 të qytetit bregdetar.
I dyshuari është sipërmarrës dhe ende nuk dihet konflikti që ka mes tij dhe Armando Dukës. Nga hetimet rezultoi se shtetasi që vendosi dhe aktivizoi lëndën eksplozive pranë portës së oborrit të familjes Duka është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugën paralele me portin duke hipur në një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra. I riu me kapuç është parë të futet edhe në një pallat në Durrës. Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit.
Nga veprimet hetimore rezulton se A.H. është banor i pallatit ku kamerat e sigurisë e kanë fiksuar natën e së hënës duke hyrë e dalë. Ai është një person pa precedentë penalë. Do të jenë veprimet e mëtejshme hetimore që do të zbardhin motivet që e shtynë atë drejt ngjarjes kriminale që u regjistrua natën e së hënës në lagjen 3 të qytetit ku banon kreu i FSHF-së, i cili pak pas ngjarjes teksa kërkoi gjetjen e autorit u shfaq dyshues nëse autoritet do të zbardhnin në kohë rastin.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...