Milani u mposht nga Interi të dielën me rezultat 3-0, në kuadër Series A, shkruan Gazeta inFokus.
Pas kësaj fitore ‘Zikaltërit’ siguruan kreun e tabelës me 53 pikë, duke u ndjekur nga ‘Rossonerët’ me 49 sosh.
Në lidhje me këtë ka folur ylli i ‘kuqezinjve’, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka premtuar se Milani do t’i rikthehet fitoreve.
“Ishte vështirë. Ne kemi bërë shumë gabime, por do rikthehemi. Në ndeshjen e radhës, do shkoj me Tapir, ndoshta do na sjell fat”, është deklaruar 39 vjeçari.
Milani ndeshjen e radhës në ligë e luan me 28 shkurt ndaj Romës, në ora 20:45./Gazeta inFokus/