Sport

Ibrahimovic ka disa fjalë për Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 12 December 2020

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka folur për kalimin e tij tek Milani, duke e quajtur atë si sfidë pasi nuk ishte në formë të mirë, shkruan Gazeta inFokus.

39 vjeçari u rikthye në San Siro në një kohë kur Milani nuk ishte në formë, madje jo ishte arsyeja kryesore që Ibra u bashkua sërish me ‘Rossonerët’.

“Është një sfidë ndryshe, është një sfidë që më pëlqen, sepse kur ata thonë se është shumë e vështirë, është pothuajse e pamundur dhe këtu unë ndihem i gjallë” ka thënë suedezi në një intervistë për BBC.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka deklaruar që sipas tij është më e vështirë të shkosh tek një klub që nuk është duke kaluar në një formë të mirë, sesa kur është në maje, duke iu referuar Ronaldos i cili kalimin e tij tek Juventusi e kishte quajtur sfidë, ani pse ‘Zonja e Vjetër’ mbante kreun e tabelës.

“Nëse mund të kem sukses dhe nëse jam në gjendje të bëj atë që mendoj se mund të bëj, ndjenja është e mahnitshme sepse është një arritje më e madhe sesa të vish në një top ekip që tashmë është në maje. Jam shumë i motivuar. Jemi duke bërë një sezon të mirë, por ende nuk kemi fituar asgjë dhe këtë duhet ta mbajmë në kokë të gjithë, pasi nëse në fund nuk merr trofe, loja e bukur dhe paraqitjet e mira nuk vlejnë fare”, u shpreh Ibra.

Milani këtë edicion është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme, duke zënë vendin e parë në tabelë me 26 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera