Ibra: Milani më tradhtoi duke më shitur te PSG
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 06 November 2018
Sulmuesi suedez kujton transferimin e tij te skuadra franceze në vitin 2012.
Zlatan Ibrahimoviq ka promovuar librin autobiografik në Suedi. “Unë jam futbolli” është titulli i veprës që tregon rrugëtimin e sulmuesit që e nisi gjithçka nga lagjet e varfra të mbushur me emigrantë në qytetin e Malmos.
Një detaj interesant në librin e fundit të suedezit janë dhe prapaskenat e transferimit së tij te PSG-ja në vitin 2012, ku ai shpjegon se dëshironte të qëndronte me doemos tek Milani, por ata kishin vendosur ta shisnin.
“Galliani më premtoi se Milani do t’i refuzonte të gjitha ofertat që do të vinin”, shkruan Ibra. “Por, një ditë më merr agjenti im Mino Raiola në telefon dhe më thotë se Milani ka pranuar një ofertë nga PSG-ja për kartonin tim. Ndihesha mirë në Milano dhe PSG-ja ishte një klub në ndërtim dhe asokohe nuk ma mbushte shumë syrin”.
“I dhashë një listë me kërkesa të çmendura për të më lënë të qetë dhe isha i bindur se ata do të refuzonin, por për çudinë time Raiola më merr sërish dhe më thotë: Ata t’i plotësuan të gjitha, bëhu gati të nisesh”.
“Unë jam njeri i fjalës dhe kur premtoj diçka e bëj atë, prandaj edhe pranova të shkoja te PSG”, rrëfen ai.
Të tjera
-
Hykmete Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në Debat Plus ka ...
-
Lirohet personi që u intervistua nga Policia në lidhje me hedhjen e molotovit në një shtëpi të një shqiptari në veri
Policia e Kosovës ka përfunduar para pak minutash intervistimin e një personi...
-
Analisti amerikan Serwer i jep të drejtë Kurtit: Vuçiq nuk i pranon kushtet, sepse i bie që po pranon sovranitetin e Kosovës
Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, ...
-
Procesi i Berlinit: Ministri Sveçla merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori pjesë në takimin e ministra...
-
Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë k...
-
Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të nj...
-
“NISMA çdo ditë e më shumë po kthehet në shpresë për kosovarët” – Fatmir Limaj në drekë me kryesinë e partisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë disa fotografi nga ...
-
Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...
-
“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vj...
-
1 muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit K.H për shkak të dy veprave penale për tẹrrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e arrestit...