Lajme

I vodhën biçikletën pejanit, arrestohen dy të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 23 July 2022

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në Pejë, përkatësisht në rrugën Bekim Berisha, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi ata dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë që ishte në pronësi të një burri.

Lidhur me vjedhjen e biçikletës është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit njëri nga të arrestuarit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Ndërkaq, i arrestuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet se kishin vjedhur një biçikletë pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje gjersa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera