I vazhdohet paraburgimi për dy muaj të dyshuarit që vrau me sëpatë gruan e tij në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 08 January 2023
I është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi Izet Godenit, i cili dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë, Sadijen, në shtëpinë e tyre në rrugën “Mark Isaku”, më 25 nëntor në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ajo tha se i dyshuari do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 shkurt.
“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e PTHP dhe të pandehurit I.G i ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, prej datës 25.12.2022 deri me datë 25.02.2023”, tha Gashi për Express.
Kujtojmë se i dyshuari u vetëdorëzua në Polici rreth orës 04:40 në ditën tragjike, derisa të nesërmen [26 nëntor] ai u dërgua në paraburgim për 30 ditë.
“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...