Rozë

I rritur në banesa të socialit dhe i shëruar nga varësia e drogës – kush është i dashuri i ri i Dua Lipës?

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 19 January 2024

Ai ka luajtur krah emrave të famshëm të aktrimit si: Austin Butler, Eddie Redmayne, Jude Law, por aktori Callum Turner, ka qenë edhe në një marrëdhënie romantike me të mrekullueshmen e serialit “The Crown”, Vanessa Kirby.

Turner tani është gati të fitojë një mori fansash të rinj në të gjithë botën pas shfaqjes së tij shumë publike të dashurisë me yllin shqiptar me famë botërore, artisten Dua Lipa, shkruan DailyMail.

“Ndonjëherë dëshpërohem me ekipin”, Xavi pranon acarimin me lojtarët e Barcelonës

-Advertisement-

Ylli britanik i filmit dhe këngëtarja e hitit “Levitating”, 28 vjeçe, nuk mundën të mbajnë duart larg njëri-tjetrit pas një darke romantike në restorantin luksoz japonez “Sushi Park”, pak më shumë se dy javë pasi filluan lidhjen.


Së fundmi ai është një nga aktorët kryesorë të dramës së Luftës së Dytë Botërore “Masters Of The Air”, e cila gjithashtu ka në kast yje si: Austin, Barry Keoghan dhe Steven Spielberg si producent.

Por jeta luksoze e tij në tapetin e kuq, veshje dizajnerësh dhe një e dashur e famshme është shumë larg fillimeve të tij modeste të klasës punëtore, kur ai u rrit në një lagje në banesa të ndihmës sociale me nënën e tij të vetme, Rosemary, në Londër.

Si fëmijë, ai ëndërronte të luante futboll dhe madje ndërroi shkolla nga një në Putney në një tjetër më larg, në lagjen Sheen sepse kjo e fundit kishte një fushë futbolli AstroTurf, sipas raportit të The Times.

Callum – i cili tha se kontakti i tij me babain gjatë rritjes ishte “i dobët” – la kolegjin e gjashtë viteve para se të merrte nivelet e tij A dhe vazhdoi të luante për një ekip futbolli gjysmë-profesionist.

Megjithatë, ëndrra e tij për të luajtur për ekipin e tij të dashur Chelsea u shkatërrua në fund, me Callum i cili prani vet në një intervistë për The Independent në vitin 2020 duke thënë: “Unë nuk jam një atlet profesionist. Shumë e thjeshtë. Ishte jashtëzakonisht i përkushtuar, thjesht nuk isha futbollist”.

ë shpejti fytyra e tij e bukur, së bashku me një mik të nënës së tij që punonte në industrinë e modës, siguroi për të kontrata si model, duke përfshirë edhe për markat e famshme si “Burberry”.

Gjatë karrierës së tij si model ai punoi në Japoni, ku konsumonte gjashtë copë ton për drekë sepse “duhej të humbiste shumë peshë”. Beli i tij natyral është rreth 84 centimetra, por drejtorët e reklamave donin 71 centimetra.

Në moshën 18-26 vjeç, Callum “ishte një stoner i madh”, duke i thënë më parë The Independent: “Kam pirë shumë hashash. Unë isha duke u marrë me një depresion ose një frustrim dhe nuk kisha asnjë kuptim apo mjete për të trajtuar ndjenjat e mia, kështu që u vetë-medikamentova për shumë kohë”.

Ai tha se ishte “një vendosmëri për të ndryshuar dhe për të mos humbur jetën time” që e bëri të lirohej në fund nga varësia. Kur ishte 21 vjeç, ai u kthye në aktrim, por ai theksoi në vitin 2019 se “nuk ka pasur asnjë plan të madh”.

Por kjo nuk do të thotë se ai nuk punoi fort, duke shpjeguar për The Independent këtë javë: “Unë mendoj se diçka që lidhet me të qenit nga klasa punëtore dhe pa para është se ti në fakt duhet të kesh një punë tjetër. Unë punoja tri punë; unë punoja në dy dyqane të ndryshme dhe në një bar vetëm për të paguar qiranë time”, shpjegoi ai.

Aktori do të kalonte katër ditë në javë duke punuar, ndërsa tre të tjerat i kushtonte aktrimit, duke parë filma, duke marrë kurse ose duke shkuar në teatër.


Por puna e tij e fortë i ka sjell të ardhura, me Callum që shfaqet në një mori emisionesh të njohura televizive dhe filma, duke përfshirë “Emma”, thrillerin e BBC-së “The Capture” dhe “The Boys In The Boat” krah bashkë-protagonistit George Clooney.

Ai gjithashtu ka luajtur krah Eddie Redmayne në serinë “Fantastic Beasts” dhe James Norton në serialin televiziv “War & Peace”. Një nga rolet e tij të hershme e pa atë të luante kundër Helen McCrory në “Leaving” të ITV-së (2012), një dramë për një marrëdhënie me diferencë moshe.


Pas pjesëmarrjes në “Big Week ” të Forcës Ajrore që pa skuadrën të bombardonte Leipzig dhe fabrikat e avionëve të shumta, ata sulmuan kryeqytetin e Gjermanisë para se të lëviznin për të bombarduar qytete të tjera në vend. Egan vazhdoi të shërbente për vendin e tij në Kore dhe Lindjen e Largët dhe pas pjesëmarrjes në Kolegjin Kombëtar të Luftës në Washington DC u caktua në detyra në Divizionin e Politikave, Drejtoria e Planeve.

Ai vdiq nga një sulm në zemër në 1961 në moshën vetëm 45 vjeçare, dhe u varros në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit me nderime ushtarake të plota. Dy episodet e para të “Masters of the Air” do të jepen premierë në Apple TV+ më 26 janar 2024, duke vazhduar javë pas jave deri më 15 mars.

Jashtë shoubizit, Dua nuk është fytyra e vetme e famshme me të cilën Callum ka qenë në lidhje. Ai ka qenë në një marrëdhënie romantike me yllin e “The Crown” Vanessa Kirby deri sa çifti e ndërprenë lidhjen e tyre në vitin 2019. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera