I rritet mendja Agim Veliut, mezi i takoj policët
Autori: Halil Berisha 15:55 | 02 September 2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk i pranoi fare në takim.
E ai që është i destinuar për këtë punë, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u desh tri kërkesa e edhe një intervencë nga një person i tretë që të takoj Policinë e Kosovës e të dëgjoj hallet e tyre, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo ka bërë që Policisë së Kosovës t’iu humb edhe shpresa komplet që mund të ketë zgjidhje për telashet e tyre.
Kështu të paktën për Gazetën Infokus, Shaban Tasholli, nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
“I janë bë tri kërkesa ministrit nuk na ka pranu, ka pranu me fjalë pas njanit, i ka thënë njani a po na pranon, e ka pranu një delegacion, unë nuk kam qenë, kam qenë i sëmurë, ka qenë dikush tjetër, duke i thënë dikush tjetër pranoj, jo, nuk do t’i them as ministrit e as kryeministrit pranom, absolutisht kurrë nuk i kam thënë në jetë time, po mos të vjen momenti sikur me ish-Kryeministrin Hashim Thaçi në tre të natës me na ardhë në protesta, as ai nuk më ka pranu, e as nuk më ka thirrë, as nuk i kam thënë askujt le t’më pranon, por kur është vendosë me u mbajt protesta në tre të natës ndalet protesta, mos të vijmë në aso situate se nuk kam dëshirë me u taku absolut as me ministrin as me kryeministrin për kafe se nuk kam pi kurrë kafe me ta as nuk po du me pi kafe me ta, e sa i përket punës së policisë edhe pozitën që ka Kryeministri e ministri kam dëshirë me u taku për mirëqenie të policisë, nuk po du fare me pi kafe por të bisedohet për mirëqenie të policsië, prandaj kryeministri nuk ka pranu takim me sindikatën e policisë për mirëqenie”, ka thënë Tasholli për Gazetën Infokus.
“Qashtu, kur është bë intervenca na ka pranu ministri aktual”, ka thënë Tasholli.
Kësisoj, paralajmërimi për protesta sipas Tashollit është shumë real dhe mund të ndodhë shumë shpjetë, pasi sipas tij, shpresat për rregullim të problemeve janë shumë të vogla.
“Nuk përjashtohet asgjë në këtë pakënaqësi që po vazhdon e pakuptimtë nuk përjashtohet asgjë që do të ndodhë”, ka thënë Tasholli./Gazeta Infokus/.
Lexo edhe:
Avdullah Hoti nuk i pranoi në takim Policinë e Kosovës
Shteti i Kosovës kujdeset më shumë për qentë e Policisë se për policët
Revoltohet Policia e Kosovës, paralajmërohen protesta: “Mos të vijnë si Hashim Thaçi në 3 të natës”
Heronjtë e pandemisë harrohen nga shteti, punojnë pa sigurim shëndetësor e jetësor
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...