I pa duke u mbytur, oficeri i FSK-së shpëton nënën dhe vajzën e saj në detin e Shëngjinit
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 04 August 2023
Një grua nga Kosova, F. Berisha dhe vajza e saj, R. Berisha, kanë shpëtuar nga mbytja në det, falë vigjilencës, zgjuarsisë, intervenimit të shpejtë dhe vetëmohues të oficerit të FSK-së, nënkolonel Bexhet Shala, ka njoftuar sot Ministria e Mbrojtjes.
Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e qytetit të Shëngjinit në Shqipëri, ku Shala ishte për pushime me familjen tij.
“Në momentin kritik, nënkolonel Shala ka vërejtur lëvizje jonormale të dy personave që ishin në ujë, me një distancë prej rreth 70 metrash, ku ka konstatuar se ato po luftonin me jetën. Intervenimin pa mëdyshje për shpëtimin e dy personave, nënkolonel Shala e ka bërë falë shkathtësive dhe aftësive të tija personale dhe profesionalë, përvojës së tij gjatë luftës në Kosovë si dhe leksioneve të shumta për vigjilencën në situata të ndryshme, si në luftë ashtu edhe në kohë paqe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
“Unë kam bërë vetëm detyrën. Ne si ushtarakë të FSK-së, e kemi mision që çdo herë të jemi në gatishmëri për tu përgjigjur situatave që kërkohen që të jemi të gatshëm të ndihmojmë këdo, pa dallim, deri në vetëmohim”, ka theksuar nënkolonel Bexhet Shala.
Shala ka marrë falënderime të shumta nga familja Berisha, për veprën e tij humane, në shpëtimin e jetëve të të dy familjareve të tyre.
“Ushtarakët e FSK-së me besnikëri bartin betimin e tyre, në shërbim të popullit dhe atdheut, për mbrojtjen e tyre, duke mos kursyer as jetën!”.
Të tjera
-
Konjufca: Sulmi terrorist në Banjskë identik me sjelljet agresore të Rusisë në Ukrainë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist se...
-
Haradinaj: Qeveria Kurti e ka përjashtuar Kosovën nga harta e investimeve të jashtme, duhet një mentalitet i ri qeverisës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermani ka qenë dhe mbetet ...
-
NATO mbetet e përkushtuar për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë
Sot në Pristinë i ka zhvilluar punimet konferenca “FSK dhe Partnerët 2024”. ...
-
Majko: Sulmi në Banjskë, tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë
Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka folur për sulmin terrorist në...
-
Hyseni i kërkon Krasniqit nisjen e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka kërkuar ministrit të Administrimit të...
-
Cassidy: S’përjashtohet mundësia që Serbia ta pushtojë Kosovën, tash kur vëmendja është në Lindjen e Mesme, mund të ndodh çdo gjë
Profesoresha e Universitetit të Oxfordit, Jennifer Cassidy, duke folur në kon...
-
“Folëm për futboll” – Besnik Bislimi bën humor me takimin që pati me emisarin gjerman, Manuel Sarrazin
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mbajtur një takim kokë më kokë me emis...
-
‘Hakmarrja’ e Iranit kundër Izraelit, “Sky News”: Si arriti përshkallëzimi i konfliktit në këtë pikë?
Një natë më parë Irani lëshoi rreth 180 raketa në Izrael si shenjë hakmarrje ...
-
Ministria e Mbrojtjes për shujtat e FSK-së: Synojmë rekrutim të kuzhinierëve, nuk nënshkruajmë kontratë me asnjë Operator Ekonomik
Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me asnjë ...
-
Stamena Jeliq, dëshmitarja e 94-të kundër krerëve të UÇK-së në Hagë
Dëshmitarja e 94-të e Prokurorisë në rastin e krerëve të UÇK-së është Stamena...
-
Emisari gjerman Manuel Sarrazin: Investitorët po shkojnë në Serbi, duam që kjo të ndryshoj dhe të vijnë në Kosovë
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, th...
-
Përfitoi përmes mashtrimit mbi 100 mijë euro, arrestohet një person në Mushtisht të Prizrenit
Një person dyshohet se duke paraqitur dëshmi dhe fakte të rreme, ka përfituar...