Fokus

I arrestuari për kanosjen e Vjosa Osmanit, simpatizant i flaktë i VV-së

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 14 August 2026

Personi i arrestuar nën dyshimin për kanosjen e ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raportohet se është Bekim Sylejmani. Ai del të jetë një militant i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje prej vitesh.

Sipas burimeve të Gazetës Infokus, Sylejmani ka qenë edhe anëtar i strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Infokus ka siguruar gjithashtu disa fotografi ku Bekim Sylejmani shihet në aktivitete të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe fotografi së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

-Advertisement-

Ai u arrestua pasi dyshohet se përmes një postimi në rrjetet sociale kishte kanosur Vjosa Osmanin. Në postimin e tij ai shkruante:

“Mas more se ajo qe e shet venin pak është plumbi per te rnoft Albini me popullin.”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në një video të publikuar më herët nga Gazeta Demos, Bekim Sylejmani shfaqet duke festuar pas fitores së Faton Pecit në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.

Në atë prononcim ai dëgjohet duke thënë:

“E kena mujt Sami Lushtakun, krejt PDK-në e kena mujt.”(min 4:21)

Ndërkohë, organet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet për rastin e kanosjes ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani./GazetaInfokus

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy