I afërt me presidentin Putin, do përjashtohet ish-kancelari gjerman Schröder nga partia?
Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 15 July 2022
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder ka zemëruar shumë anëtarë të Partisë Socialdemokrate, SPD. Që nga pushtimi rus i Ukrainës, ata kërkojnë përjashtimin e Schröderit nga partia. Sa gjasa ka kjo?
Kjo është tentativa e tretë. Të enjten dega e partisë SPD në Hanover diskuton mbi kërkesat për largimin e ish-kancelarit, Gerhard Schröder nga partia. Komisioni ka 17 kërkesa nga degë të ndryshme të partisë, tha kreu i degës së SPD, për Hanoverin, Christoph Matterne. Ai nuk pret një vendim këtë javë. Vendimi mund të merret brenda tre javësh. Me këtë procerdurë sërish vështrimi i opinionit drejtohet tek marrëdhënia e vështirë e ish-kreut të SPD-së (1994-2004) dhe ish-kancelarit (1998-2005) me partinë.
Gerhard Schröder, që në kohën që ishte kancelar ka qenë i miqësuar me presidentin Putin, e që më parë ka qenë nën kritika për shkak të angazhimit të tij tek koncerni rus i gazit. Por pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, shumë degë të partisë ngritën zërin dhe kërkuan përjashtimin e ish-kancelarit 78 vjeçar nga partia.
“Dëm i rëndë” për partinë?
Por si bëhet përjashtimi nga partia? Pengesat për këtë janë të larta. Kushtetuta gjermane parashikon, që “rregullimi i brendshëm” i partive duhet t’i përgjigjet “parimeve bazë demokratike”. Një ligj i vitit 1967 për partitë rregullon në detaje funksionimin e tyre, dhe ka një rëndësi të madhe kushtetuese. Ky ligj përcakton, se përjashtimi nga partia kryhet vetëm në rast të një shkeljeje me qëllim të rëndë të statusit apo shkelje të parimeve bazë të partisë, duke i shkaktuar dëm të rëndë kësaj partie. Në të vërtetë, në Hanover, ku jeton Schröder dhe është anëtar i degës rajonale, bëhet fjalë për “procedurë disiplinore të partisë”. Rezultati i saj, si arma më e fortë, mund të jetë përjashtimi. Por i mundur është edhe një qortim me shkrim. Parimisht çdo parti nuk ka detyrim të pranojë çdokënd, por anëtarin e saj asnjë parti nuk mund ta heqë qafe aq lehtë. Për këtë duhet provuar sjellje konkrete në dëm të partisë.
Gerhard Schröder und Wladimir Putin
Ali Kaan Sevinc i thotë DW-së, se është i vetëdijshëm që ky hap i përjashtimit të Schröderit nuk është i lehtë, por “ne e duam këtë si më parë”. Ai kujton letrat elektronike që kanë mbërritur në degën rajonale dhe ku shumica është shprehur qartë për përjashtimin e Schröderit nga partia.
Kurse juristët e shohin me rezerva një procedurë të tillë. Martin Morlok, jurist për çështjet juridike të partisë, e sheh si “problematike” një procedurë, “që në kuptim të ngushtë nuk ka lidhje me partinë.” Në rastin Schröder, bëhet fjalë për punën e tij dhe miqësinë me Putinin. “Por kjo në rend të parë nuk ka të bëjë me partinë.” Morlok thekson, se nuk duhet parë e gjithë mënyra si dikush e zhvillon jetën e tij me syzet e partisë. “Një parti është diçka tjetër se një urdhër murgjish.”
Gerhard Schröder und Olaf Scholz Gerhard Schröder dhe Olaf Scholz – kur Scholz ishte kryebashkiak i Hamburgut
Schröder i qetë
Ish-kancelari vetë e ndjek me qetësi procedurën për përjashtimin e tij. “Unë jam dhe mbetem socialdemokrat”, tha ai para një muaji për revistën “Spiegel” dhe se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij politik. Disa javë më parë Schröder bëri të ditur se do të largohet nga bordi i mbikqyrjes së koncernit energjitik, Rosneft dhe nuk dëshiron më një emërim për këshillin e mbikqyrjes së Gazpromit.
Në takimin e së enjtes të degës së partisë në Hanover nuk marrin pjesë as Schröder dhe as avokati i tij apo ndonjë i besuar. Ali Kaan Sevinc do të marrë pjesë. Kreu i degës së SPD nga zona e Ruhrit e shikon si të pandryshuar mendimin e bazës së partisë edhe pas njoftimit të Schröderit për fundin e angazhimit për koncernet ruse. “Vlerat e SPD-së, edhe përgjegjësinë për të pasur solidaritet me vendin ai i ka tradhtuar”./DW
Të tjera
-
Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndry...
-
Kurti kërkon nga BE insistim për Marrëveshjen e Ohrit: Kallas është në vendin e duhur në momentin e duhur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me Kallasin ka diskutuar për çësh...
-
Edhe këtë dhjetor “superheronjtë” vizitojnë fëmijët në pediatrinë e QKUK-së
Edhe në këtë dhjetor, fëmijët që ndodhen në pediatri do të vizitohen nga supe...
-
Deklarohet edhe Kallas: Autorët e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit të përballen me drejtësinë
Kallas në takimet e para me Kurtin e Vuçiqin ua përmend Marrëveshjen e Ohrit-...
-
Jasharaj takohet me Nagavcin, SBASHK: Takimi përfundoi pa rezultat, ministrja s’qe e gatshme të bisedojë për kërkesat tona
SBASHK ka njoftuar se sot Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë...
-
Kurti pas takimit me Kallas: Kërkuam dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për mediat pas takimit me...
-
Zbardhet dosja e Prokurorisë për shpërthimin në Ibër-Lepenc, ja si e realizuan shpërthimin vëlllezërit Viqentijeviq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës ...
-
Vuçiq: Nëse shpëṛthimi është kryer nga dikush i kombësisë serbe dhe ndodhet në territorin që e kontrollojmë e arrestojmë në sekondë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi është i gatshëm t...
-
Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli ligjin ushtarak të m...
-
Kearns reagon për sụlmin në Ibër-Lepenc, thotë se lënia e lirë e Radojcicit nga Serbia inkurajon të tjerët
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në ka...
-
Dosja e Prokurorisë: Vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se kryen veprën terrọriste duke përdorur eksplọziv në kanalin e Ibër-Lepencit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës ...
-
Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të va...