Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 02 March 2023
Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Kështu thuhet në ueb-faqen e Asamblesë Kombëtare hungareze, më 2 mars, dhe kjo është e fundit në mesin e një serie shtyrjesh që kanë irrituar aleatët perëndimorë.
Votimi është shtyrë për dy javë dhe ligjvënësit hungarezë pritet të votojnë për ratifikim në seancën e 20 marsit. Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.
NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera. Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Orban, aleat i ngushtë i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka insistuar që të mbajë raporte me Moskën, pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.
Përderisa Orban ka dënuar agresionin rus, ai ka refuzuar që të kritikojë presidentin rus, Vladimir Putin. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.
Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Ankaraja kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi thot se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste.
Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO./REL
Të tjera
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...
-
Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mje...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...
-
Sot Dita e Evropës, festë zyrtare në Kosovë
Sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo vit...
-
Moti sot me vranësira e shi
Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shk...